Tërmet i ri në kufirin turko-sirian, të paktën 3 të vdekur
BKT
Rajoni dhe Bota

Tërmet i ri në kufirin turko-sirian, të paktën 3 të vdekur

RTK

(E plotësuar) Një termet i ri, i fuqisë 6.4 në shkallën e Rihterit, ka goditur Turqinë Jugore dhe Sirinë Veriore, duke shkaktuar viktima dhe dëme të reja në rajonin i cili ende vuan pasojat e termeteve shkatërruese të 6 shkurtit.

Dridhje të reja të tokës kanë goditur Turqinë Jugore dhe Sirinë veriore duke shkaktuar viktima dhe dëme të reja në rajonin i cili është ende duke i vuajtur pasojat e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit.

Sipas raporteve, tërmeti i fuqisë 6.4 në shkallën e Rihterit ka goditur provincën Hatay, e cila është provinca më e goditur nga tërmetet e kaluara, duke shkaktuar së paku 3 vdekje të reja përderisa rreth 300 persona kanë njoftuar për lëndime të ndryshme. Por, ekipet emergjente, dhe ekipet mediale që gjinden në terren, raportojnë se tërmeti i fundit, rrëzoi tërësisht ndërtesat të cilat ishin dëmtuar nga tërmetet e kaluara dhe ku, në shumë raste, kishin filluar të kthehen banorët e dikurshëm.

Sipas tyre, qindra persona mund të jenë nën rrënoja dhe, momentalisht, përqendrimi i të gjitha operacioneve është në gjetjen dhe shpëtimin e tyre. Infrastruktura e shkatërruar , si dhe problemet me telekomunikim, janë duke i vështirësuar edhe më shumë tentimet e ekipeve emergjente dhe vullnetarëve të cilët po tentojnë të arrijnë deri tek të mbijetuarit para se të jetë tepër vonë.

Tërmet i ri në kufirin turko-sirian

REL

Një tjetër tërmet ka goditur të hënën rajonin kufitar të Turqisë dhe Sirisë, vetëm dy javë pasi kjo zonë është shkatërruar nga tërmetet që kanë lënë të vdekur mbi 47.000 njerëz.

Tërmeti i së hënës, këtë herë 6.3 shkallë i Rihterit, ka pasur epiqendër qytetin jugor turk, Antakia dhe është dëgjuar në Siri, Egjipt dhe Liban.

Thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra, sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike.

Muna Al Omar ka thënë se ka qenë në një tendë në qytetin Antakia kur e ka dëgjuar tërmetin e fundit.

“Mendova se toka do të çahet dhe do të hapet nën këmbët e mia”, ka thënë ajo duke qarë me djalin e saj shtatëvjeçar në krah.

Disa orë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë gjatë një vizite në Turqi se Uashingtoni do të ndihmojë aq sa të ketë nevojë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve të para të 6 shkurtit.

Sipas autoriteteve turke, vetëm në Turqi kanë vdekur mbi 41 mijë persona nga tërmetet mbi 7 shkallë të dy javëve më parë.

Numri i viktimave pritet të rritet, derisa besohet se mbi 385.000 banesa janë shkatërruar apo janë dëmtuar rëndë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se puna për ndërtim të gati 200.000 banesave në 11 provincat e prekura nga tërmeti në Turqi, do të nisë muajin e ardhshëm.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se ndihma totale amerikane për të prekurit nga tërmeti në Siri dhe Turqi ka arritur në 185 milionë dollarë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota