PSG dëshiron ta shesë, por Neymar nuk dëshiron të largohet
BKT
Sport

PSG dëshiron ta shesë, por Neymar nuk dëshiron të largohet

B. H. / RTKlive

Ylli brazilian Neymar dëshiron të qëndrojë në Paris Saint-Germain deri në fund të kontratës së tij dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga Parisi, pretendon e përditshmja sportive franceze “L`Equipe”.

Pavarësisht njoftimeve se PSG ka vendosur ta shesë, Neymar ka një kontratë të fortë me parisienët deri në vitin 2027.

Braziliani është i lënduar dhe nuk do të shërohet për ndeshjen e kthimit kundër Bayern Munichut në 1/8 e Champions League.

Dëshira e Neymarit për të qëndruar nuk varet nga zgjatja e kontratës së Lionel Messit me PSG-në.

Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit janë duke negociuar me Chelsean, që në verë ta shesin për një shumë prej 60 milionë eurosh.