Napoli fiton në Gjermani kundër Eintracht Frankfurtit
BKT
Sport

Napoli fiton në Gjermani kundër Eintracht Frankfurtit

Uran Krasniqi/RTKLIve

Napoli e ka treguar formën e vet të mirë edhe kundër Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e parë të 1/8 të finales në Champions League të zhvilluar në "Deutsche Bank Park". 

Skuadra italiane ia ka dalë që të fitojë pastër me rezultat 2-0. 
Osimhen (40') dhe Di Lorenzo (65') kanë realizuar për ekipin italian. 
Rezultati do të mund të ishte edhe më i thellë sikur Kvaratskhelia të tregohej i saktë nga pika e bardhë. 
Gjatë tërë ndeshjes ka luajtur edhe reprezentuesi kosovar, Amir Rrahmani. 
Në ndeshjen e dytë Napoli futet nga një pozicion dukshëm më i favorshëm për të arritur në çerekfinale.