Presidenti i Napolit thotë se Osimhen e Kvaratskhelia do mbeten te skuadra
Uran Krasniqi/RTKLive
Te Napoli konsiderojnë se Victor Osimhen dhe Khvicha Kvaratskhelia do të qëndrojnë gjatë te klubi.
Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid janë skuadrat të cilat kanë treguar interes për dy futbollistët që me paraqitjet e tyre të deritanishme kanë fascinuar. Mirëpo presidenti i Napolit, Aurelio Di Laurentiis, ka thënë se futbollistët mbeten te klubi që ai e drejton.
"Kvara dhe Osimhen? Nuk do të jetë e vështirë të mbajmë lojtarët tanë më të mirë pasi ne qëndrojmë mirë me kontratat. Ju nuk mund t'i përjashtoni gjërat nëse merrni një ofertë të çmendur, por unë mendoj se të dy do të qëndrojnë me ne për shumë vite", ka deklaruar De Laurentiis.
Napoli është skuadra më e mirë e Serie A në sezonin 2022-23 dhe gjithashtu është në rrugë të mirë për të arritur në raundin tjetër të Champions League pas fitores ndaj Eintracht Frankfurt të martën.























