22:53 / 22.02.2023
Leipzig ndal me barazim Manchester Cityn
Uran Krasniqi/RTKLive
Pavarësisht se është favorizuar Manchester City nuk ka qenë gjendje të fitojë në "Red Bull Arena Leipzig" kundër Leipzigut.
Ndeshja është mbyllur baraz me rezultat 1-1.
Mahrez ka kaluar mysafirët në epërsi në minutën e njëzet e shtatë. Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.
Skuadra gjermane e ka barazuar rezultatin në minutën e shtatëdhjetë kur Gvardiol ka realizuar me kokë pas një asistimi nga Halstenberg.
Ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave zhvillohet pas dy jave në Angli.























