21:00 / 23.02.2023
Di Maria e kualifikon Juventusin në çerekfinale të Europa League
Uran Krasniqi / RTKLive
Një "hat-trick" nga Angel Di Maria ka ndihmuar Juventusin që të kalojë në çerekfinale të Europa league.
"Zonja e vjetër" ka fituar me rezultat 3-0 ndaj Nantes, duke bërë që me rezultat të përgjithshëm të fitojë 4-1.
Argjentinasi ka gjetur rrjetën në etapa të ndryshme të ndeshjes. Serinë e golave e ka hapur në minutën e pestë, e ka vazhduar në minutën e njëzet dhe e ka mbyllur në minutën e shtatëdhjetë e tetë.
Në xhiron tjetër Juventus mund të përballet me Arsenalin ose me Real Sociedadin.
REZULTATET E TJERA TË NDESHJEVA TË LUAJTURA NGA 18:45 TË EUROPA LEAGUE: 























