15:35 / 24.02.2023
Xavi pas eliminimit nga Europa League: Ishte një tjetër zhgënjim për ne
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është shprehur i zhgënjyer me eliminimin nga Europa League.
Katalonasit mbrëmë janë mundur Mancheser United (2-1), në ndeshjen kthyese duke i dhënë lamtumirën kësaj garë joshëse në Evropë.
Xavi thotë se tani Barcelona do të përqendrohet në La Ligë dhe Kupën e Mbretit.
“Ishte një tjetër zhgënjim për ne, me vjen keq pasi luajtëm një ndeshje të hapur. Ndjesia është se jemi më mirë se një vit më parë, por jemi përballur me rivalë të mëdhenj. E vetmja gjë pozitive është se tani do të jemi të përqendruar totalisht në kampionat dhe në Kupën e Mbretit, duhet të jemi të përqendruar në të dy kompeticionet”, ka thënë Xavi.























