21:15 / 24.02.2023
Polonia i dorëzon Ukrainës 4 tanke gjermane "Leopard"
RTSH
Polonia bëri të ditur sot se ka dorëzuar në Ukrainë 4 tanke "Leopard", nga 14 tanket e premtuara. Lajmi u bë i ditur nga ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.
Sipas tij, ushtarët ukrainas do të trajnohen nga instruktorë polakë, kanadezë dhe norvegjezë në qendrën e trajnimit ”Leopard”, në Swietoszow, në Poloninë Perëndimore.
Blaszczak tha se “bashkëpunimi i Polonisë me Gjermaninë luajti një rol të rëndësishëm në këtë operacion”. Të dy vendet kanë premtuar se do t’i dorëzojnë Ukrainës, secili, nga 14 tanke ”Leopard”.
Edhe vende të tjera të NATO-s kanë premtuar se do të furnizojnë Ukrainën me tanke gjermane “Leopard”, por asnjëprej tyre nuk ka bërë të ditur sepcifikisht se sa do të jetë ky numër. BBC























