19:29 / 26.02.2023
Bayern e tregon veten kundër Unionit
Uran Krasniqi/RTKLive
Shpresat e Union Berlin për një fitore të katërt radhazi jashtë shtëpisë në Bundesligë janë shuar sonte në "Allianz Arena". Bayern Munich ka rimarrë vendin e parë në Bundesligë me një fitore 3-0.
Të tre golat "bavarezët" i ka gjetur në pjesëlojën e parë.
Golin e parë për bavarezët e ka shënuar Choupo-Moting në minutën e 31’, të dytin Kingsley Coman në minutën e 40’ dhe të tretin Jamal Musiala (45+1’).
Tash Bayern është ngritur në krye të tabelës me 46 pikë, aq sa ka edhe Borussia Dortmundi në vend të dytë, ndërsa Union Berlini është në vend të tretë me tri pikë më pak.























