Arsenal deklason Evertonin
Uran Krasniqi / RTKLive
Arsenal tashmë ka krijuar diferencë pesë pikë nga vendi i dytë në Premier League, Manchester City.
Të mërkurën skuadra e Mikel Artetas ka fituar 4-0 kundër një Evertoni, që nganjëherë dukej i rrezikshëm, por që në fund nuk rezultoi ashtu.
Bukayo Saka kaloi vendasit në epërsi në minutën e 40-të, kurse në sekondat e fundit të pjesës së parë Martinelli dyfishoi epërsinë.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Gabriel Martinelli që përfitoi nga gabimi në mbrojtjen e Evertonit për të shënuar për 2-0.
Martin Odegaard shënoi golin e tretë për ”Gunners” në minutën e 71-të. Ndërsa, për 4:0 u përkujdes Martinelli, që realizoi golin e dytë personal në këtë takim, në minutën e 80’.
Tashmë ekipi i Arsenalit ka arritur në kuotën e 60 pikëve pas njëzet e pesë ndeshjeve në Premier League, duke qenë kështu kandidati më serioz për titull. City në vendin e dytë ka 55 pikë.























