23:19 / 01.03.2023
Liverpool rigjen fitoren, fiton nga Wolves
Uran Krasniqi / RTKLive
Liverpool ka bindur me paraqitjen e sontme kundër Wolves. Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp ka arritur të fitojë në ndeshjen e vlefshme për Premier League.
Rezultati përfundimtar ka qenë 2-0.
Pjesëloja e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 73-të Virgil van Dijk zhbllokoi shifrat, duke kaluar vendasit në epërsi. katër minuta më vonë Mohamed Salah ka shënuar golin tjetër, duke vendosur edhe fatin e takimit.
Me këtë fitore ‘Reds’ ndodhen në vendin e gjashtë me tridhjetë e nëntë pikë, kurse Wolves pozicionohet në vendin e pesëmbëdhjetë me 24 gjithsej.























