Superliga rikthehet sot me tri ndeshje interesante, live në Radio Kosova
BKT
Sport

Superliga rikthehet sot me tri ndeshje interesante, live në Radio Kosova

F.Bytyqi/RTKLive

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot pasdite me tri ndeshjet e para të javës së 23-të.

Sfida kryesore do të luhet në Gjilani, ku përballen Drita dhe Llapi, në një sfidë ku pikët për të dy skuadrat janë tejet të rëndësishme.

Dukagjini-Gjilani, është një tjetër ndeshje e rëndësishme që luhet sot në Klinë.

Ndërkaq, në duelin tjetër të ditës së sotëm ballafaqohen Drenica dhe Ferizaj, skuadra këto që më të gjitha forcat po ‘luftojnë’ t’i ikin zonës së rrezikshme.

Të tri ndeshjet transmetohen në drejtpërdrejt në Radio Kosova.

Superliga /Java e 23-të

Sot takohen:

Drita-Llapi

Dukagjini-Gjilani

Drenica-Ferizaj

Ndeshjet fillojnë në orën 13:00.