S’gabon Barcelona, mposht Valencian
BKT
Sport

S’gabon Barcelona, mposht Valencian

F.Bytyqi/RTKLive

Barcelona ka bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.

Katalanasit mposhtën Valencian, me rezultat 1-0, të dielën në ‘Camp Nou’, në kuadër të javës së javës së 24-të në La Ligë.

Të besuarit e Xavi Hernandez edhe në duel me skuadrën nga ‘Mestalla’, bën paraqitje të mirë duke arkëtuar edhe tri pikë të vlefshme për të forcuar kreun e tabelës.

Braziliani Raphinha (15’), shënoi një gol të bukur më kokë për fitoren e Barcelonës, edhe pse rastet nuk munguan në vijim të lojës, madje, Torres (55’), dështojë nga pika e bardhë.

Vlen të ceket se Barcelona nga minuta e 59-të luajti më një lojtar më pak pasi që Araujo u ‘skuq’.

Pas kësaj fitore, Barcelona kryeson tabelën me 62 pikë, dhjetë më shumë së Real Madridi, e cila sonte luan në udhëtim tek Real Betis, kurse, mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 23 pikë të tubuara.