22:47 / 05.03.2023
Roma e Mourinhos e fortë për Juventusin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
AS Roma e ka fituar përballjen me Juventusin, me rezultat 1-0, të dielën mbrëma në kuadër të elitës së futbollit italian.
Skuadra e Jose Mourinhos, arkëtojë tri pikë të mëdha në garën për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve, derisa për torinezët pas kësaj humbje zbehen akoma më shumë gjasat që të sigurojnë pjesëmarrjen në kupat evropiane për edicionin e ardhshëm.
Mancini (53’), më një gol të bukur ia ka siguruar fitoren ‘romakëve’ të cilët tani kanë 47 pikë në vendin e katërt, kurse, Juve renditet e teta me 35 pikë të grumbulluara.























