Nikolla uron Gjeloshajn për fitoren e zgjedhjeve në Komunën e Tuzit
BKT
Rajoni dhe Bota

Nikolla uron Gjeloshajn për fitoren e zgjedhjeve në Komunën e Tuzit

ATSH

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla uron fituesit e zgjedhjeve në komunën e Tuzit.

 

Në urimin e saj, Nikolla përgëzoi “Forumin shqiptar” dhe kryetarin Gjeloshaj për fitoren e 5 marsit.

“Përgëzime koalicionit “Forumi shqiptar” dhe kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për fitoren në zgjedhjet e 5 marsit. Vullneti i zgjedhësve të Tuzit do t’i shërbejë zhvillimit, mirëqenies, bashkëjetesës paqësore të komuniteteve dhe të drejtave të shqiptarëve në vendin fqinj!”, shkruan Nikolla.

”Forumi Shqiptar” ka arritur një fitore bindëse në zgjedhjet lokale në Tuz dhe do të ketë shumicë absolute.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota