20:25 / 08.03.2023
Club Brugge shkarkon trajnerin pas eliminimit nga Benfica
Uran Krasniqi/RTKLive
Scott Parker është shkarkuar nga Club Brugge pasi skuadra belge u eliminua nga Champions League pas humbjes nga Benfica të martën në mbrëmje.
Një humbje 2-0 në shtëpi u pasua nga një tjetër 5-1 në Lisbonë, duke bërë që edhe ish -mesfushori i Tottenhamit të mbetet pa punë.
Trajneri anglez ka qëndruar te klubi belg për vetëm dymbëdhjetë ndeshje.
Ai më herët ka qenë trajner edhe te Fulham dhe Bournemouth.























