Klinsmann: Objektiv i imi si trajner i Koresë së Jugut është Kupa e Azisë
Uran Krasniqi/RTKLive
Objektivi i parë i Jurgen Klinsmannit si trajner i Koresë së Jugut është që ta fitojë Kupën e Azisë.
Klinsmann tashmë ka mbërritur në vendin e Lindjes së Largët për të filluar punën e tij si trajner pas largimit të trajnerit portugez, Paulo Bento. Koreja e Jugut nuk ka qenë Kampion kontinental që nga viti 1960 dhe tashmë është kualifikuar në turneun e vitit 2023, i cili nuk pritet të fillojë deri në janar të vitit të ardhshëm.
"Qëllimi ynë është të fitojmë Kupën e Azisë vitin e ardhshëm," u ka thënë Klinsmann gazetarëve. "Koreja performoi mirë në Kupën e Botës 2022 në Katar, dhe unë do të bëj çmos për të vazhduar suksesin".
Ndeshja e parë e Klinsmannit si trajneri i Koresë së Jugut do të jetë në një miqësore në shtëpi më 24 mars kundër Kolumbisë.























