21:28 / 08.03.2023
Fernandes mbetet kapiten te United, Erik ten Hag e quan frymëzues
Uran Krasniqi/RTKLive
Bruno Fernandes do të vazhdojë të jetë kapiten i Manchester United në mungesë të Harry Maguire, ka thënë trajneri Erik ten Hag. Kjo pavarësisht se portugezi u kritikua për paraqitjen e tij në humbjen 7-0 ndaj Liverpoolit.
Holandezi ka folur para ndeshjes me eliminim direkt në Europa League kundër Real Betisit, ku United hyn pas humbjes turpëruse 7-0 nga Liveropool në Premier League.
“Unë mendoj se ai po luan një sezon të shkëlqyer dhe ai ka luajtur një rol të madh që ne të jemi këtu ku jemi. Ai është një frymëzim për të gjithë ekipin. Askush nuk është perfekt, të gjithë bëjnë gabime. Jam shumë i lumtur që kam Bruno Fernandes në ekipin tim dhe jam i lumtur me të si kapiten", ka thënë ai.























