Milan mbronë fitoren në Angli dhe kalon në çerekfinale
BKT
Sport

Milan mbronë fitoren në Angli dhe kalon në çerekfinale

Uran Krasniqi/RTKLive

Milan ka mbajtur Tottenham Hotspurin në barazim pa gola për të kaluar në çerekfinale të Champions League për herë të parë që nga sezoni 2011/12.

Ndeshjen e parë në Milano italianët e kishin fituar me rezultat minimal 1-0. 

Kthimi i trajnerit Antonio Conte në pankinë nuk ka dhënë efekt për anglezët, të cilët nuk kanë arritur të paraqesin rrezik për Milanin.

Milan ka dominuar për periudha të mëdha, por pa arritur të gjejë rrjetën. 

Në pjesën e dytë Tottenham ka mbetur me dhjetë lojtarë pasi Cristian Romero ka marrë kartonin e dytë të verdhë