23:15 / 08.03.2023
Kosova e hendbollit pëson humbje nga Bosnjë-Hercegovina
Uran Krasniqi/RTKLive
Kosovës i janë zbehur gjasat për një kalim në Evropianin e 2024. Të mërkurën në Prishtinë Bosnjë - Hercegovina ka mposhtur Kosovën. Rezultati përfundimtar ka qenë 25:22.
Në praninë e afro 2000 shikuesve, pjesa e parë është mbyllur me epërsi të boshnjakëve 14:10.
Disavantazhi i pjesës së parë ka refuzuar planprishës për "dardanët", të cilët ani se e kanë fituar pjesën e dytë 12:11, prapë se prapë kanë humbur ndeshjen.
Kombëtarja kosovare tani i kthehet ndeshjes në udhëtim me Bosnjë - Hercegovinë, e cila luhet në Tuzlla, të dielën.























