Conte pas eliminimit: Duhet të punojmë më shumë
BKT
Sport

Conte pas eliminimit: Duhet të punojmë më shumë

F.Bytyqi/RTKLive

Menaxheri i Tottenhamit, Antonio Conte, ka folur pas eliminimit të skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve.

‘Spurs’ mbrëmë luajtën pa gola me Milanin, duke i dhënë fundin aventurës në garën më të madhe evropiane.

Tekniku italian thotë së skuadra e tij duhet të punojë shumë për të qenë ekip i denjë për nivele të mëdha.

“Ky është një ekip që sigurisht duhet të punojë shumë për t'u bërë konkurrues në nivele të rëndësishme. Për mendimin tim, ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë”, tha ai.

“Unë jam këtu që 14-të muaj dhe të mos të harrojmë së vitin e kaluar ne ishim jashtë Ligës së Konferencave nga faza e grupeve. Mendoj se kemi bërë një hap duke u kualifikuar në Champions League. Luajtëm kundër kampionëve të Italisë, por nuk fituam asgjë. Ne duhet të punojmë më shumë”, theksoi Conte.