Liverpool mposhtet nga skuadra që e kishte mposhtur 9-0
BKT
Sport

Liverpool mposhtet nga skuadra që e kishte mposhtur 9-0

Uran Krasniqi/RTKLive

Kur në fillim të sezonit ishin ndeshur Liverpool dhe Bournemouth rezultati kishte qenë 9-0 për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp. Por sot çdo gjë ka qenë më ndryshe: lëre që Liverpool nuk ka mundur të fitojë me rezultat me më pak gola, por nuk ia ka dalë që e as të barazojë, Bournemouth e ka mposhtur Liverpoolin.  

Rezultati ka qenë 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 28-të nga Billing. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Salah mund ta barazonte rezultatin, por ai ka humbur penalltinë. Liverpooli pati edhe disa raste ta barazojë rezultatin, por ishin të pasaktë para portës. 

Fitorja e largon Bournemouthin nga nga zona e rënies në tabelë, ndërsa Liverpool mbetet në pozitën e pestë për momentin. Tabela kryesohet nga Arsenal.