Rrahmani ndihmon me gol Napolin që të fitojë ndaj Atalantas
BKT
Sport

Rrahmani ndihmon me gol Napolin që të fitojë ndaj Atalantas

Uran Krasniqi/RTKLive

Një goditje me kokë nga Amir Rrahmani në minutën e shtatëdhjetë e shtatë e ka vulosur fitoren e Napolit ndaj Atalantas.

Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 26-të të Serie A napolitanët kanë fituar me rezultat 2-0.

Goli i parë në ndeshje është shënuar nga gjeorgjiani Khvicha Kvaratskhelia në minutën e gjashtëdhjetë. 

Në fund të pjesës së parë fushën e ka lënë i lënduar futbollisti shqiptar, Berat Gjimshiti. 

Pas kësaj ndeshje Napoli ka përforcuar pozitën e parë duke i ikur Interit tetëmbëdhjetë pikë, kurse Atalanta gjendet në vendin e gjashtë me dyzet e dy pikë.