Golden Eagle Ylli fiton përballjen me Ponte Prizrenin
BKT
Sport

Golden Eagle Ylli fiton përballjen me Ponte Prizrenin

Uran Krasniqi/RTKLive

Golden Eagle Ylli sonte kur e ka mposhtur Ponte Prizrenin ka realizuar edhe fitoren e tetëmbëdhjetë të edicionit.  

Në ndeshjen në kuadër të javës së 25-të të Prince Caffe Superligës rezultati përfundimtar ka qenë  81:68 (22:10, 15:23, 22:19, 22:16).

Në të gjitha periudhat është zhvilluar lojë interesante, me suharekasit që e kirjonin epërsinë dhe me prizrenasit që e barazonin, por periudha e fundit ka qenë edhe vendimtare për fitoren e Yllit. 

Më të mirët e Yllit ishin Chris Harris me 21 pikë e 18 kërcime dhe Gëzim Morina me 15 pikë e 12 kërcime, ndërsa te Ponte Prizreni u dalluan Meriton Ismaili me 15 dhe Muhamedali Janjeva me 13.