Moti sot në Shqipëri
BKT
Rajoni dhe Bota

Moti sot në Shqipëri

Vendi ynë do të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë ndikimit dhe depërtimit të Anticiklonit të Azoreve drejt Europës Qendrore.

Për pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe vranësira të pakta kalimtare.

Ndërsa dita e mërkurë do të ndikohet nga kalimi i shpejtë  i një fronti të ftohtë atmosferik.

by Taboola

Sponsored Links

You May Like

Tired of a Slow Computer? There’s a Way to Speed It up by 30-40%Outbyte Driver UpdaterLearn More

Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por edhe stuhive afatshkurtra.

Në relievet malore në lindje parashikohen reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Era do të jetë përgjithësisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek.

Ditën e mërkurë era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek por hera-herës në bregdet dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 18m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë, ndërsa ditën e mërkurë pritet që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 3-4 ballë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota