Rama: Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, tashmë Park Kombëtar
BKT
Rajoni dhe Bota

Rama: Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, tashmë Park Kombëtar

ATSH

Pas shpalljes së lumit Vjosa “Park Kombëtar”, lumit më të egër në Europë, Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje se 14 marsi është Dita Botërore e Veprimit për Lumenjtë.

 

“14 marsi, Ditë e Verës por edhe Dita Botërore e Veprimit për Lumenjtë na gjen me veprimin më kuptimplotë për mbrojtjen e Vjosës, lumit të fundit të egër në Europë, që tanimë është zyrtarisht Park kombëtar”, shkruan Rama.

Dje ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro bëri të ditur shpalljen e lumit Vjosa, “Park Kombëtar”, kategoria më e lartë e mbrojtjes.

“Kemi vendimin përfundimtar që e shpallim lumin e Vjosës, lumin e fundit të egër në Evropë, Park Kombëtar, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë si “Park natyror”. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtjeje në 12.727 hektarë, që është gjithë sipërfaqja ujore, sipërfaqja bregore e lumit, bashkë me disa sipërfaqe të tjera tokësore të cilat së bashku me të tre degët e lumit Vjosë: Lumi Drino, lumi Bënçë dhe lumi i Shushicës, bëjnë atë që quhet sot parku i parë në Evropë i një lumi të egër siç është lumi Vjosa”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ndërkohë që në bashkëpunim me kompaninë “Patagonia” do të vijojë faza tjetër që ka të bëjë me planin e menaxhimit dhe hartimin e masterplanit të zonës për të parë ku mund të zhvillohen ekonomi tradicionale, ekoturizëm, ku do të jenë zonat strikte dhe ku nuk do të ndërhyhet fare.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota