FIFA konfirmon Botërorin e ardhshëm me 48 ekipe
B. H. / RTKlive
FIFA ka konfirmuar ndryshimet që do të ndodhin në Botërorin e ardhshëm. Nga viti 2026 në kampionat do të shkojnë 48 kombëtare në vend të 32 kombëtareve siç ishte deri më tash.
Në raundin e parë të Botërorit do të jenë 12 grupe me nga katër ekipe dhe më pas të gjitha ekipet e para dhe të dyta dhe tetë ekipet më të mira të vendit të tretë do të luajnë në fazën eliminatore. Kjo do të thotë se në 39 ditë do të luhen 104 ndeshje. Deri më tani janë luajtur 64 ndeshje në formatin me 32 kombëtare.
Kjo do të thotë se FIFA do të fitojë 40 ndeshje të tjera në kompeticionin e saj më të madh. Nga 16 kombëtaret shtesë në Kupën e Botës, katër vende iu dhanë Afrikës, tre Azisë dhe Evropës, dy Amerikës së Veriut dhe Jugut dhe një Oqeanisë. Kualifikimet evropiane do të nisin në mars 2025 dhe do të zgjasin një vit. Kupa e Botës 2026 do të jetë e para në histori që do të organizohet në tri vende në: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.























