Vërshime masive në Turqi
RTK
Jo larg pas goditjes fatale nga tërmetet shkatërruese, Turqia po përballet edhe me fatkeqësi të tjera natyrore, siç janë vërshimet e dendura të cilat kanë përmbytur pothuajse tërësisht sot qytetin juglindor Sanliurfa.
Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në qytetin juglindor turk të Sanliurfa.
Rrugët, autostradat dhe makinat u kthyen në lumenj, nga vrulli i madh i ujit dhe përmbytjeve shqetësuese pak kohë pas tërmeteve fatale dhe shkatërruese të cilat goditën shtetin turk.
Sipas mediave lokale, reshjet filluan mëngjesin e së mërkurës dhe përmbytja pothuajse përfshiju gjithë qytetin.
Autoritetet në përpjekje të minimit të rrezikut të përgjithshëm njerëzor, mbyllën shkollat si dhe evakuuan pacientet nga spitalet e prekura më së shumti nga vërshimet.
Autoritetet lokale, ekipet e shpëtimit, si dhe agjencia turke e fatkeqësive AFAD ndërmorën masa për evakuimin emergjent të zonave me potencial më të madh rreziku.























