Zgjaten kufizimet e udhëtimit për zyrtarët rusë
BKT
Rajoni dhe Bota

Zgjaten kufizimet e udhëtimit për zyrtarët rusë

ATSH-DPA

Zyrtarët rusë ka të ngjarë të jenë subjekt i kufizimeve të udhëtimeve gjithnjë e më të rënda, njoftuan sot shërbimet sekrete britanike.

“Ekziston një mundësi realiste që kufizimet e udhëtimeve do të forcohen për një numër në rritje të punonjësve të sektorit publik”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të fundit për luftën në Ukrainë.

“Masat synojnë të parandalojnë ikjen ose largimin e zyrtarëve gjithnjë e më të pakënaqur”, shtoi ajo.

Kufizimet e udhëtimit për zyrtarët shtetërorë ekzistonin në kohën sovjetike dhe u shtrënguan pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë, në vitin 2014.

Masat janë zgjeruar që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota