Llapi merr një pikë në Gjilan
Sport

Llapi merr një pikë në Gjilan

Uran Krasniqi / RTKLive

Llapi ka arritur që të kthehet me një pikë nga udhëtimi në Gjilan.

Në ndeshjen e Javës së njëzet e gjashtë ndeshja Gjilani LLapi është mbyllur baraz. 2-2 ka qenë rezultati përfundimtar i takimit. 

Të parët deri tek goli kanë ardhur vendasit, kur Dabiqaj ka shënuar qysh në minutën e tretë. Gëzimi i gjilanasve nuk ka zgjatur shumë. Në minutën e gjashtëmbëdhjetë Fernandinho e ka barazuar rezultatin. 

Kështu edhe skuadrat kanë shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh. 

Pastaj pjesa e dytë ka sjellë edhe dy gola të tjerë. 

Gjilanasit kanë kaluar edhe një herë në epërsi, në minutën e gjashtëdhjetë e një kur ka realizuar Kelmendi. 

Kur është dukur se vendasit do të fitojnë ka dalë në skenë Rivera, duke barazuar për podujevasit dhe duke e vulosur epilogun e takimit. 

Pas kësaj ndeshje, Gjilani gjendet në vendin e tretë me dyzet pikë, kurse Llapi në vendin e pestë me tridhjetë e tri pikë. 

 


MË SHUME NGA Sport