19:56 / 19.03.2023
Rennes befason PSG-në
Uran Krasniqi / RTKLive
Lionel Messi dhe Kylian Mbappe kanë qenë në fushë të dielën teksa Paris Saint-Germain ka luajtur kundër Rennes, por pa qenë në gjendje të lënë gjurmë. PSG ka humbur ndeshjen. Rezultati përfundimtar ka qenë 2-0.
Kësisoji seria prej katër ndeshjesh fitore të PSG-së në ligë ka marrë fund.
Ekambi (45') dhe Kalimuendo (48') kanë realizuar për mysafirët.
Kjo ishte humbja e parë e PSG-së në ligë në shtëpi që nga prilli i vitit 2021.
Pas kësaj ndeshje PSG vazhdon kryesimin me 66 pikë. Ndërsa Rennes gjendet në vendin e pestë me 50 pikë,























