Rashica dëshiron të bëhet njëri prej legjendave të Galatasarayt
Sport

Rashica dëshiron të bëhet njëri prej legjendave të Galatasarayt

F.Bytyqi/RTKLive

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, duke folur për mediumin turk ‘fotomac’, ka thënë së dëshiron të qëndrojë tek gjiganti turk.

Reprezentuesi i ‘Dardanëve’ tek Gallata po luan në formë huazimi nga Norwich City.

Ish-lojtari i Vushtrrisë po shpreson që klubi nga Stambolli ta blejë kartonin e tij. Ai dëshiron të bëhet njeri prej legjendave të klubit më të madh në Turqi.

“Dua të qëndroj në Galatasaray për disa vite dhe të bëhem njëri prej legjendave të klubit”, ka thënë Rashica, i cili shënoi në ndeshje me Konyan.

Rashica është duke e kaluar një periudhë të shkëlqyeshme në Galatasaray dhe është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm, pas një fillimi të vështirë të cilin e pati. 


MË SHUME NGA Sport