Pensionohet Adebayor: Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm
Sport

Pensionohet Adebayor: Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm

F.Bytyqi/RTKLive

Futbollisti i njohur afrikan Emmanuel Adebayor, i ka dhënë fund karrierës së tij aktive në futboll.

39-vjeçari zyrtarisht është pensionuar nga futbolli profesionist. Ish-futbollist i disa skuadrave të mëdha evropiane, ka veshur fanellën e si: Real Madrid, Arsenal e Manchester City e Tottenham, derisa Adebayor karrierë kishte bërë edhe tek Metz, Crystal Palace, Istanbul Basaksehir, Kayserispor, Olimpia dhe në fund, në vitin 2021 në ekipin nga Togo, Semassi.

Ai i ka zhvilluar 85 ndeshje dhe i ka realizuar 32 gola me Kombëtaren e Togos. Adebayor i ka falënderuar të gjithë tifozët që e mbështetën gjatë karrierës së tij.

“Nga ngritjet e deri tek rëniet, karriera ime ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm. I falënderoj tifozët që ishin me mua në çdo hap që e kam bërë. U jam mirënjohës për gjithçka dhe mezi pres ta nis etapën e re të jetës”, u shpreh Adebayor. 


MË SHUME NGA Sport