22:25 / 22.03.2023
United, Chelsea e PSG pas Osimhen, Napoli mundohet ta mbajë
Uran Krasniqi / RTKLive
Manchester United është para Chelseas në garën për Victor Osimhen, por Napoli është duke u përpjekur për ta mbajtur sensacionin nigerian.
Klubi italian po diskuton me futbollistin për zgjatjen e kontratës dhe nëse dështoon ta bindë, atëherë sipas mediave italiane, Napoli do të kërkojnë 132 milionë funte për të mundësuar lirimin e tij.
Gjithashtu edhe Paris Saint-Germain ka zhvilluar bisedime me agjentin e njëzet e katër vjeçarit, duke rivalizuar dyshen e Premier Leagues.
Osimhen në këtë edicion ka realizuar njëzet e pesë gola në njëzet e nëntë paraqitje.