Kane në kërkim të thyerjes së rekordit të golave që e mbanë Rooney
Sport

Kane në kërkim të thyerjes së rekordit të golave që e mbanë Rooney

Uran Krasniqi / RTKLive

Kur Anglia ndeshet me Italinë në kuadër të fushatës kualifikuese për Euro 2024 Harry Kane është në kërkim të thyerjes së rekordit të golave me Kombëtaren. 

Rekordi mbahet nga Wayne Rooney me pesëdhjetë e tre gola. 

Trajneri i Kombëtares angleze, Gareth Southgate, ka thënë se futbollisti e ka lënë pas zhgënjimin e penalltisë së humbur kundër Francës në Botërorin "Qatar 2022". 

"Unë e di se ai do të ketë një motivim të shtuar nesër mbrëma për t'u rikthyer dhe për t'u treguar të gjithëve se për atë çfarë bën ai me fanellën e Anglisë", ka thënë Southgate. "Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ne jemi shumë me fat që e kemi atë”.


MË SHUME NGA Sport