UEFA nis hetim ndaj Barcelonës
Sport

UEFA nis hetim ndaj Barcelonës

Uran Krasniqi / RTKLive

UEFA ka njoftuar se ka hapur hetim zyrtar ndaj Barcelonës për shkelje të mundshme të kuadrit ligjor në lidhje me pagesat e bëra nga klubi për një kompani në pronësi të një arbitri. 

"Në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores disiplinore të UEFA-s, inspektorët e etikës dhe disiplinës UEFA janë caktuar sot për të kryer një hetim në lidhje me një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga FC Barcelona në lidhje me e ashtuquajtura 'Caso Negreira'”, ka njoftuar UEFA.

Më herët presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, kishte mohuar pretendimet duke thënë se klubi kurrë nuk ka blerë gjyqtarë. 


MË SHUME NGA Sport