Ronaldo vendos rekord sa u takon ndeshjeve me kombëtare
Sport

Ronaldo vendos rekord sa u takon ndeshjeve me kombëtare

Uran Krasniqi / RTKLive

Kur Cristiano Ronaldo ka dalë në fushë sonte kundër Lihtenshtajnit ai është bërë lojtari me më shumë paraqitje në histori në rang kombëtaresh. Nga debutimi më 2003 kundër Kazakistanit, kjo e sontmja ishte paraqitja e 197 e Roaldos me Portugalinë, duke e kaluar reprezentuesin e Kuvajtit, Bader Al-Mutawa me 196 paraqitje.

“Më pëlqen të thyej rekorde, kam thyer shumë rekorde”, u ka thënë ai gazetarëve. 

Portugalia ka nisur mbarë kampanjën kualifikuese për Euro 2024, duke e mposhtur Lihtenshtajnin me rezultat 4-0. 

Dy gola në këtë ndeshje i shënoi pikërisht Ronaldo. 

Ndeshjen e ardhshme Portugalia e zhvillon kundër Luksemburgut. 


MË SHUME NGA Sport