Meloni takim ballë për ballë me Macronin
RTSH
Kryeministrja italiane Geogia Meloni ka zhvilluar një takim tetë-a-tetë me Presidentin francez Emmanuel Macron.
Takimi, që zgjati një orë e dyzet minuta, u zhvillua në një hotel në qendrën historike të Brukselit, pa delegacionet përkatëse. Në fokus të bisedës së tyre, sipas Ansa, ishte menaxhimi i flukseve migratore, mbështetja për Ukrainën, politika industriale evropiane, energjia dhe reforma e Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes.
Ky është takimi i parë dypalësh mes dy palëve, pas tensioneve që shpërthyen për çështjen e emigrantëve dhe takimit që shkurtin e kaluar, para samitit të 27-të, Macron organizoi me Volodymyr Zelensky në Elysee, duke ftuar vetëm Olaf Scholz.
"Nëse Tunizia shembet plotësisht, ekziston rreziku i një katastrofe njerëzore, me 900,000 refugjatë". Kështu ka thënë, sipas një burimi të lartë evropian, kryeministrja Giorgia Meloni, duke folur në Këshillin Evropian teksa diskutimi ka kaluar te emigrantët. Pas saj folën kryeministrat e Holandës dhe Qipros.
"Për migrantët " pres hapa përpara. Mund të them se jam i kënaqur me projekt-konkluzionet , të cilat i kërkojnë Komisionit të paraprijë me shpejtësi”, tha kryeministrja Giorgia Meloni gjatë mbërritjes në Këshillin Evropian në Bruksel.