Ujkani thotë se ndaj Izraelit synohet rezultat i mirë
BKT
Sport

Ujkani thotë se ndaj Izraelit synohet rezultat i mirë

Uran Krasniqi / RTKLive

Samir Ujkani ka thënë se synimi i Kosovës është kualifikimi në Euro 2024.

Ai ka folur në një konferencë për shtyp në Tel Aviv, ku ka theksuar se ndaj Izraelit synohet rezultat pozitiv. 

“Ne kemi synimet tona për t’u kualifikuar në Evropian. Do të nisim prej ndeshjes me Izraelin, ku synojmë rezultat të mirë. Të gjithë kundërshtarët janë të fortë në grup dhe nuk duhet nënvlerësuar. Por ne kemi besim dhe në secilën ndeshje do të futemi për rezultat pozitiv, duke dhënë më të mirën nga vetja”, ka thënë Ujkani.

Ndeshja Izraeli-Kosova luhet nesër dhe fillon në orën 18:00.