19:39 / 25.03.2023
Xhaka ‘bombardon’ Bjellorusin midis Serbisë
F.Bytyqi/RTKLive
Mesfushori kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka ka shënuar një supergol midis Serbisë.
Anëtari i Arsenalit, ka shënuar golin e katërt për helvetët në duel me Bjellorusinë.
Bjellorusia dhe Zvicra po luajnë në Novi Sad, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Xhaka shënoi një supergol në minutën e 62-të për avantazhin prej 0-4.
Bjellorusia dhe Zvicra janë në Grupin I së bashku me Kosovën.