09:43 / 27.03.2023
Edhe gjiganti i Premier Leagues në garë për supertalentin e Leverkusenit
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi anglez, Manchester City raportohet se është duke e menduar ofertën për supertalentin e Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz.
Wirtz prej kohësh është në ‘radarin’ e Barcelonës, por tashmë sipas medieve britanike, në garë për talentin e Leverkusenit është futur edhe Mancheser City.
Leverkuseni është në pritje të ofertave të shumta për Wirtz në mënyrë që skuadra gjermane të shesë talentin e tyre nga 90 deri 100 milionë euro.























