Southgate pas fitores ndaj Ukrainës: Luajtëm në mënyrë të thjeshtë
BKT
Sport

Southgate pas fitores ndaj Ukrainës: Luajtëm në mënyrë të thjeshtë

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij kundër Ukrainës.

‘Tre Luanët’ mbrëmë mundën Ukrainën (2-0), duke arritur fitoren e dytë radhazi në kualifikueset e EURO 2024.

Tekniku anglez pas ndeshjes tha se është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Jam me të vërtetë i lumtur për paraqitjen e djemve. Ndaj Italisë menaxhuam me mirë topin gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën lejuam shumë. Këtë herë, ndaj Ukrainës luajtëm në mënyrë të thjeshtë, jam me të vërtetë i lumtur”, u shpreh Southgate.