Kontrata e Haaland, ja mega-oferta e re nga City
BKT
Sport

Kontrata e Haaland, ja mega-oferta e re nga City

Erling Haland me golat e tij ka ngjallur interesimin e shumë klubeve. Te Real Madridi kanë gati planin për ta blerë, por Manchester City do t’i ofrojë një kontratë të re sulmuesit.

Manchester City po bëhet gati që t’i ofrojë një kontratë të re bomberit Erlig Haaland. Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer në këtë sezon, duke shënuar 42 gola, ndërsa “qytetarët” janë në rrugë të mbarë për të fituar një trofe në këtë sezon.

Aftësia e 22 vjeçarit për të shënuar gola ka ngjallur interesin e Real Madridit, që ka si objektiv ta bëjë një “Los Blancos” në verën e 2024.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, në fund të sezonit, drejtuesit e Cityt do të ulen me futbollistin dhe përfaqësuesit e tij për të finalizuar një marrëveshje të re, e cila do ta bëjë norvegjezin lojtarin më të paguar në Premier Liges, me të ardhura 570 mijë euro në javë.

Kontrata e Haaland me “Qytetarët” zgajt deri në verën e 2027, por synimi i klubit anglez është që të nënshkruajë deri në 2028, pasi e konsideron norvegjezin si një aset me mjaft vlerë.

Aktualisht bomber paguhet 425 mijë euro në javë, po aq sa edhe shoku i ekipit Kevin De Bryjne, si edhe portieri i United, David de Gea. Oferta e re bëhet me qëllim që të mbajë larg të gjitha klubet e interesuara për Haaland.