Giresse: Andorra nuk duhet të nënvlerësohet
BKT
Sport

Giresse: Andorra nuk duhet të nënvlerësohet

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, mendon se është gabim nëse Andorra nënvlerësohet. 

Ai një ditë para ndeshjes ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka folur për kundërshtarin. 
"Nuk duhet konsideruar e dobët Andorra. Ka pak rëndësi kush është përballë, e rëndësishme është gara ku luajmë, prandaj duhet treguar seriozitet", ka thënë francezi. "Këtë ndeshje e nisim për fitore. Të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi".
Ai nuk ka dashur të japë detaje për formacionin. 
"Formacionin nuk mund ta tregoj, pasi nuk dua që kundërshtari ta marrë vesh sesi do luajmë. As lojtarët nuk e dinë", ka thënë Girese.
Giresse është ndalur te ndeshja me Izraelin. 
"Rezultatin me Izraelin mund ta quaj pozitiv edhe pse mund të kishim marrë edhe fitore. Ekipi bëri një paraqitje të mirë. Vijmë nga një rezultat pozitiv dhe këtë seri pozitive synojmë ta vazhdojmë me fitore", është shprehur ai.