SHBA – Flamujt në gjysmështizë për tragjedinë në Nashville
BKT
Rajoni dhe Bota

SHBA – Flamujt në gjysmështizë për tragjedinë në Nashville

atsh

Presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar që flamujt të ngrihen sot në gjysmështizë në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha ndërtesat publike amerikane deri më 31 mars, për nder të viktimave nga të shtënat në një shkollë në Nashville.

Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se Audrey Elizabeth Hale, ish-studentja 28-vjeçare që dje sulmoi ish-shkollën e saj, duke vrarë gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë nëntëvjeçarë, para se të vritej me radhë nga policia, nuk kishte pasur precedentë penalë.

Gruaja kreu, sipas saj, një akt të synuar pasi kishte mbikëqyrur dhe studiuar në detaje planet dhe hartat e shkollës.

Policia raportoi se i kishte dëgjuar këto nga babai i saj.

Sipas policisë, gruaja ishte e irrituar që duhej të ndiqte një shkollë të krishterë.

28-vjeçarja, e cila u identifikua si transgjinore dhe u diplomua vitin e kaluar nga Kolegji i Arteve ”Nossi” dhe, sipas profilit të saj në LinkedIn, ishte një dizajnere grafike që projektonte logot për kompanitë, kishte konsideruar të paktën një shkollë tjetër si një objektiv të mundshëm për sulmin e saj, por më në fund kishte zgjedhur atë të krishterë  sepse kishte më pak siguri.

”Ishte një vajzë shumë e ëmbël, një vajzë normale”, thanë fqinjët e saj.

“Unë mendoj se prindërit e Audrey janë po aq të tronditur sa të gjithë ne në lagje. Nuk ka asgjë që do të më shtynte të mendoj se ajo do të ishte e aftë për një gjë të tillë ose se ajo ose familja e saj do të kishin akses në një armë”, tha një nga fqinjët e saj për median amerikane.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota