Papa Francesku del nga spitali
BKT
Rajoni dhe Bota

Papa Francesku del nga spitali

RTSH

Papa Francesku doli nga Spitali Gemelli në Romë, ku ishte shtruar për tre netë, për bronkit. Me largimin e tij, ai do të fillojë përgatitjet për javën më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, Pashkët.

Njoftimin e dha drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.   

Papa Françesku e kaloi fazën më të vështirë të sëmundjes, që e detyroi të shtrohej në spitalin Gemelli të Romës e sipas parashikimeve, dhe këtë të shtunë kthehet në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan. “Dita e djeshme – shkruan Bruni në komunikatë – kaloi mirë, me një kuadër klinik normal. Në mbrëmje, Papa Françesku hëngri një picë, bashkë me ata, që kujdesen për të në këto ditë shtrimi në spital: me Atin e Shenjtë ishin të pranishëm mjekët, infermierët, asistentët dhe personeli i Xhandarmërisë së Vatikanit. Të premten paradite, pasi hëngri mëngjesin, lexoi disa gazeta dhe rifilloi punën”. 

Tani për tani, programi i Papës për Javën e Madhe të Pashkëve, që fillon më 2 prill, me të Dielën e Larit, nuk ka pësuar ndryshime, por priten konfirmime ditët e ardhshme. Gjithsesi, Bruni njoftoi se Françesku do të jetë i pranishëm e do të kryesojë meshën e së Dielës së Larit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota