Votuesit finlandezë votojnë për qeverinë e ardhshme
RTK
Qytetarët e Finlandës janë duke i hedhur votat e tyre në një garë të rrallë zgjedhore në të cilën tri grupacione me tri drejtime të ndryshme politike duket të kenë gjasat e njëjta për fitore.
Rreth 1.7 milion finlandez me të drejtë vote, pritet të vendosin e a dëshirojnë që gjatë katër viteve të ardhshme vendi i tyre të udhëhiqet nga koalicioni i grupeve populiste të djathta, të udhëhequr nga partia "finlandezët", konservatorët , të cilët udhëhiqen nga "partia e koalicionit kombëtar" apo, të vazhdojnë në drejtimin të cilin gjatë katër viteve të kaluara e ka zgjedhur kryeministrja Sana Marin dhe koalicioni i saj i partive të qendrës së majtë.
Edhe pse Sana Marin ka fituar popullaritet të madh jashtë Finlandës me qëndrimet e qeverisë së saj rreth luftës në Ukrainë, si dhe hyrjes së Finlandës në NATO, lufta në Ukrainë apo çështja e Rusisë, nuk kanë qenë në qendrën e interesimit të votuesve finlandez, edhe pse shteti i tyre i ndanë mijëra kilometra të kufirit me Rusinë.
Fushata zgjedhore, nga të gjitha partitë, u përqendrua në çështjet ekonomike dhe sociale dhe, sipas analistëve dhe vëzhguesve të ndryshëm, është ende gati e pamundur të parashihet se kush, prej tri palëve, do të del fitues.























