Silva lavdëron Grealish: Kundër Liverpoolit ishte i pabesueshëm
F.Bytyqi/RTKLive
Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, ka lavdëruar performancën e bashkëlojtarit të tij, Jack Grealish në fitoren kundër Liverpool të shtunën që lamë prapa.
Grealish ishte i jashtëzakonshëm në fitoren 4-1, ndaj ‘The Reds’, duke gjetur edhe rrugën e golit.
“Ai vërtet ka qenë shumë i mirë. Kundër Liverpool ishte i pabesueshëm”, tha Silva.
Ai e pranon se asnjëherë sezoni i parë tek City nuk është i lehtë, sepse sipas tij, Pep Guardiola kërkon shumë nga lojtarët. Silva është i bindur se Grealish është duke ecur mirë.
“Sezoni i parë në City nuk është i lehtë. Për mua nuk ishte i thjeshtë. Jo i lehtë as për Riyad Mahrez. Menaxheri kërkon shumë nga lojtarët, është një stil i ndryshëm loje nga shumica e skuadrave të tjera. Duhet të mësoheni me të. Ndonjëherë kërkon kohë”.
“Tani Jack është duke ecur mirë dhe unë jam shumë i lumtur për të”, ka theksuar Silva.























