Arsenali, gati 100 milionë funte për yllin e West Hamit
BKT
Sport

Arsenali, gati 100 milionë funte për yllin e West Hamit

F.Bytyqi/RTKLive

Ylli i West Hamit, Declan Rice raportohet se është prioritet kryesor i Arsenalit për tregun e kësaj verë.

Sipas ‘Football Insider’, ‘Topçinjtë’ janë të vendosur për ta blerë asin e West Hamit. Madje, Arsenali po përgatit ofertën në vlerë prej 100 milionë funte për Rice.

Mesfushori qendror po bën një sezon të madh, dhe klubi nga ‘Emiratës’, e do anglezin në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Mikel Artetës thuhet se është duke përgatitur superofertën për Rice, i cili kërkohet edhe nga Manchester City, Chelsea dhe Liverpool.