Evertoni ia ‘vjedh’ fitoren Tottenhamit
BKT
Sport

Evertoni ia ‘vjedh’ fitoren Tottenhamit

F.Bytyqi/RTKLive

Evertoni dhe Tottenhamin kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, sonte në kuadër të javës së 29-të në Premier League.

Dueli mes Evertonit dhe Tottenhamit, ka prodhuar një sfidë interesante, me raste të mira nga të dy anët dhe dy gola të shënuara.

Skuadra mike ishte afër fitores pas ishte në epërsi deri në minutën e 90-të me golin e Harry Kanë (68’), mirëpo, nikoqirët krejt në fund të kësaj supersfidë arritën të sigurojnë një pikë përmes M.Keane (90’).

Duhet cekur se nga minuta e 58-të nikoqirët luajtën më një lojtar me pak pasi që Doucoure u ‘skuq’, derisa në minutën e 88-të edhe Moura skuadrës mike u largua nga loja më karton të kuq.

Pas këtij barazimi, Tottenham renditet në pozitën e katërt me 50-të pikë, kurse, Evertoni zë vendin e 15-të me 27 pikë të tubuara.